Policët maqedonas kanë hyrë në ambientet e kompanisë “Besa Trans” në Shkup, për shkak të aksi den timit të autobusit të saj në Bullgari, ku humbën jetën rreth 46 persona.
Kompania aktualisht është e mbyllur dhe sipas gazetës bullgare “Trud”, pronari i kompanisë së autobusëve është shqiptari Azdren Ziberi. Sipas informacioneve jozyrtare, “Besa Trans” kishte zyra edhe në Kyustendil të Bullgarisë.
Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksi den ti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.
Ende nuk dihen shkaqet e aksi dentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit ose gabim njerëzor.









