Po mposhten thellë nga City në derbin e Manchesterit, tifozët e United nisin të largohen nga stadiumi

Në “Etihad” po luhet derbi i Manchestterit mes Cityt dhe United, teksa “Qytetarët” pas 59-minutash lojë po udhëheqin 4-1 ndaj kundërshtarëve të përjetshëm.

Foden realizoi golin e parë të takimit. Më pas kryefjala iu la Haland dhe De Bryune. Për vetëm katër minuta do të shënoheshin dy gola, teksa De Bryune shërbente dhe Haland shënonte.

Pasimi i golit të tretë ishte një magji e vërtetë e ardhur nga ky mesfushor. Sa i përket golit të katërt, Haland do të jepte asist për Foden.

Pra me vetëm tre lojtarë, Manchester City po e shkatërron rivalin e përjetshëm. Ndërkohë tifozët e Manchester United kanë braktisur menjëherë stadiumin edhe pse Antony do të ngushtonte rezultatin në 4-1.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu