Po pushonte në Ksamil, 19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit

Një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i resortit ku po pushonte.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht.

Ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, ku sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, për ngjarjen ka nisur një hetim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu