Pochettino: Messi është lider absolut i kombëtares së Argjentinës

Mauricio Pochettino, i cili ka punuar me Lionel Messin te Paris Saint-Germain, theksoi se ndryshimi kryesor i Lionel Messit në shërbim të Argjentinës është se, tashmë, sulmuesi i PSG-së është lideri absolut i skuadrës.

Messi tani është lideri që i duhet Argjentinës, ai bëri atë hap të madh”, tha trajneri në një prononcim për The Athletic, përcjell GazetaBlic Sport.

Pochettino mohoi gjithashtu një ide të përhapur për Messin: “Njerëzit mendojnë se ai është shumë i qetë, por ata jashtë nuk e kuptojnë realitetin. Ai ka një karakter shumë të fortë. Ai nuk flet shumë, vetëm kur duhet. Po e shohim të flasë më shumë sepse ka më shumë kamera që fokusohen tek ai. Po shohim Messin e vërtetë. Ai ka qenë gjithmonë i tillë. Njerëzit pëlqejnë të flasin për mite dhe ne e dimë se ka shumë në futboll”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu