Podujevë: LVV 51.64, LDK 35.97, PDK 12.40

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet preliminare për zgjedhjet në Podujevë, njofton INA.

Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka fituar 51.64, Lidhja Demokratike e Kosovës, 35.97 dhe Partia Demokratike e Kosovës, 12.40.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë të dielën se procesi zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ka kaluar pa probleme.

Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, Daka ka thënë se gjatë tërë ditës janë raportuar vetëm gjashtë incidente të vogla gjatë ditës, të cilat sipas saj nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Daka mes tjerash ka njoftuar se në Podujevë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.51 për qind e votuesve, apo 35,400 persona.

Në Mitrovicë të Veriut ndërkaq, është thënë se kanë votuar 39.14 për qind e votuesve apo 9,124 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu