Poezi me fyerje për shqiptarët financohen nga buxheti i Agjensionit për Rini dhe Sport (FOTO)

Agjencia për Rini dhe Sport botoi poezi në kuadër të projektit “Poetët e Rinj”. Poezit janë të mbushura me vargje me përmbajtje fyese dhe diskriminuese.

Një nga këngët është titulluar “Punëtorët partiak”, që është e mbushur me vulgaritet dhe fyerje.

Kënga “Fqinjët e mi” shkaktoi një seri reagimesh në rrjetet sociale, dhe autori i këtyre këngëve është Daniel Piljakovski.

“Agjencia për Rininë dhe Sportet distancohet nga përmbajtjet që përmbajn diskriminime dhe i konsideron të paarsyeshme. Është duke u zhvilluar një hetim i vazhdueshëm për të përcaktuar faktet dhe arsyet që kanë sjellë publikimin e përmbajtjes së tillë, pas së cilës publiku do të informohet për masat dhe përgjegjësitë që duhen marrë.

Agjencia për Rininë dhe Sportet është kundër dhe do të luftojë çdo formë diskriminimi në baza gjinore, etnike apo ndonjë bazë tjetër, “thuhet në kumtesën e ARS./Fol


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu