Pogba i thotë “Po” Juves

Gjatë ndeshjes së Turqi- Francë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka marrë një ” PO” nga mesfushori i francez. Paul Pogba ka thënë po për rikthimin e tij tek “Zonja e Vjetër”.

Por nëse kampionët e Italisë dëshirojnë të rikthejnë në Itali francezin, duhet të sakrifikojnë një “Top Player”.

Jao Cancelo, Douglas Costa dhe Paulo Dybala janë tre emrat të cilët janë përzgjedhur për tu sakrifikuar këtë merkato.

Juventusi duhet të respektojë çështjen e Financial Fair Play nëse dëshiron të afrojë një “Big”.

Pra klubi duhet të shpenzojë që të investojë një shumë të madhe parash.

Kujtojmë se Pogba ka luajtur me Juventus-in 178 ndeshje gjatë 4 vitesh, ka shënuar 34 gola dhe ka asistuar 43 herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu