Paul Pogbas i janë rritur mundësitë për transferim te Real Madrid. Largimi i menjëhershëm i Gareth Bale në drejtim të Kinës, favorizon në mënyrë indirekte transferimin e Paul Pogbas te Real Madrid.
Me largimin e uellsianit, i cili do të lë pas një pagë të madhe në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Zinedine Zidanes do të kishte mundësi që këto para t’i përdorte për Paul Pogban.
Gareth Bale është lojtari më i paguar te Real Madrid, me 17 milionë euro në sezon.
Problemi i vetëm për finalizimin e transferimit, mund të jetë çmimi i lartë i vendosur nga Manchester United, që kërkon deri në 200 milionë për 26 vjeçarin francez.










