Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka dhënë disa detaje për të ardhmen. Francezit i skadon kontrata në verë, por për momentin nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, pavarësisht negociatave të vazhdueshme.
I pyetur për të ardhmen, Pogba tha se kënaqet duke luajtur për Manchester Unitedin.
“Kënaqem duke luajtur te Manchester United. Pastaj Cristiano Ronaldo është i veçantë, një ndër më të mirët në botë, më pëlqen të luajë me të”, deklaroi ai.









