Pogba tregon arsyen pse zgjodhi Man UTD para Realit – Thotë se nuk pendohet për këtë

Paul Pogba ka dhënë një intervistë për ‘Beyond the Pitch’ ku ka folur për nënshkrimin e tij me Man UTD dhe refuzimin që i kishte bërë Real Madridit me ofertën e tyre.

Mesfushori Francez thotë se zgjodhi ekipin anglez sepse zemra i thonte që të kthehej një ditë sërish atje.

Të jem i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe po mendoja të shkoja atje, por unë gjithashtu mendoja për nënshkrimin me Manchester United. Zemra më tha që të kthehesha këtu, nuk e di pse, nuk e dija se cfarë do të ndodhte, por e bëra, dhe nuk më vjen keq. Asnjëherë nuk pendohem për zgjedhjen time.”

Pogba nuk ka pasur atë impaktin e tij të madh këtë sezon sic e kishte pasur gjatë vitit të kaluar në skuadrën e Manchesterit. Një dëmtim i ka kushtuar shumë atij duke i humbur 7 ndeshje në Premier League dhe 3 ndeshje në Champions.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu