Policia e Kopenhagës: Rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream janë shkaktuar nga ‘shpërthime të fuqishme’

Një hetim mbi dëmtimet në dy tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik tregon se rrjedhjet ishin shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme”, tha policia e Kopenhagës të martën. Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, hetimi do të trajtohet së bashku nga Policia e Kopenhagës dhe Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Danimarkës.

Është ende herët për të thënë diçka në lidhje me kornizën në të cilën do të zhvillohet bashkëpunimi ndërkombëtar me Suedinë dhe Gjermaninë, pasi varet nga disa aktorë”, thuhet në një deklaratë.

Pretendimi i fundit vjen një ditë pasi hetuesit gjermanë zbuluan se dëmi ishte shkaktuar nga sabotimi – një përfundim i ngjashëm me atë të bërë nga Suedia.

Megjithatë, Berlini nuk ishte në gjendje të lidhte përfundimisht sabotimin e dyshuar me një burim edhe pse besohet gjerësisht se Rusia qëndron pas shpërthimeve.

Ndryshe, katër rrjedhje u gjetën në tubacionet e gazit Nord Stream – që shkojnë nga Rusia në Gjermani – në fund të muajit të kaluar. Dy prej tyre janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë, ndërsa të tjerat në Danimarkë. Siç thuhej më herët, ka të ngjarë të ishin sulme të paramenduara duke përdorur eksplozivë nënujorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu