Policia e Maqedonisë thotë se e arrestoi, Fero duke shijuar kafe në Shkup

MPB e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e këngëtarit të njohur kosovar, Fero.

Kjo ministri njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë në hyrje të vendit është ndaluar Feronit Shabani, 27 vjeç nga Kosova.

Sipas njoftimit policor, pas verifikimit të tij është konstatuar se ai po kërkohej në bazë të një telegrami të lëshuar nga pikë kalimi kufitar i Bellanocës. Ai më pas i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.

Por, nga ana tjetër, këngëtari Fero, që së fundi i është përkushtuar fesë ka bërë një postim në instagram duke shijuar një kafe në një nga kafetë e Shkupit. “I pash diçka do postime, veç di me ju thënë se kafja e Shkupit ka lezet”, ka shkruar Fero. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu