Një qytetar holandez njofton se policia kufitare serbe ia ka anuluar të gjitha vulat hyrëse të Kosovës. Vincent W .J. van Gerven Oei me anë të një shkrimi në Twitter thotë se kjo patrullë e policisë i ka vendosur vulën “Anulim”, në të gjithë vulat e Kosovës.
“Patrulla kufitare serbe është patetike e fëmijërore, duke i vulosur të gjitha vulat kosovare të hyrjes me ‘ANULIM’”, shkruan van Gerven Oei.
Pas këtij veprimi ka reaguar edhe afaristi holandez që vepron në Kosovë, Stefan van Dijk.
“Qytetari holandez për policinë kufitare serbe”, shkruan ai në Twitter.
Duke filluar nga dita e hënë, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të nis zbatimin e Marrëveshjes së reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë të nënshkruar në Bruksel.
Serbian border patrol being pathetically childish, stamping all my Kosovar entry stamps with “CANCELED” 😭 pic.twitter.com/KcPEj1y8oQ
— Vincent W.J. van Gerven Oei (@ontakragoueke) September 25, 2021









