Politika malazeze “në ethe”, ja dy opsionet që Gjukanoviq i ka lënë në tryezë Abazoviçit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq miratoi marrëveshjen me Kishën Serbe, të cilën në Podgoricë e kanë quajtur si tradhti kombëtare. Sipas Kushtetutës malazeze, rrëzimin e qeverisë mund ta kërkojnë 25 deputetë të Kuvendit, partitë që janë në koalicionin qeverisës, ose Presidenti i vendit. Të tri këta faktorë janë kundër shqiptaro malazezit.

Asi nën mëngë i tij është vetëm partia pro-serbe Fronti Demokratik, e cila është pro marrëveshjes me Kishën e Beogradit. Gjithashtu faktori kyç që mund të shpëtojë qeverinë e Dritan Abazoviqit është Kisha Ortodokse Serbe, përmes ndikimit të saj te Demokratët.

Vetë, Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit. Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, ai u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar. Kreu i qeverisë malazeze nënkuptoi edhe zgjedhje të parakohshme, nëse qeveria e tij do të përballej me një mocion mosbesimi.

“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”, theksoi ai.

Gjukanoviç, dy opsione në tryezën e Abazoviçit

“Ose do të iniciojmë votë mosbesimi, ose shkurtim të mandatit qeverisës në Kuvend.” Këto janë dy mundësitë të cilët janë në tavolinë”, shpjegoi Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas situatës së krijuar me miratimin e marrëveshjes mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, nga kryeministri Dritan Abazoviq.

“Fatkeqësisht, pavarësisht asaj çfarë ne propozuam, qeveria miratoi propozimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe”, u tha gazetarëve, Gjukanoviç. “Do të bisedojmë me partnerët për të parë se si do vazhdojmë, sepse ju e dini se përpara i kemi dy mundësi, ose votë mosbesimi ndaj qeverisë, ose shkurtim të mandatit të asaj në Kuvend”. “Nuk mund të jetë kontratë e dimensioneve ndërkombëtare”, u shpreh presidenti.

“Siç edhe e dini, ne këso kontrate nuk kemi me Selinë e Shenjtë të Vatikanit, sepse në atë rast nuk kemi të bëjmë me një komunitet fetar, por shtet, një anëtare të Kombeve të Bashkuara”.

A janë opsion zgjedhjet e reja?

DPS-ja dhe SDP-ja kanë gjithashtu mundësi që të ndërmarrin një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, e cila do të çonte pastaj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe për këtë iniciativë, si në rastin e mosbesimit ndaj Qeverisë, përveç votave të partive të pakicave, të cilat nuk dihet nëse i kanë, u duhet së paku edhe një votë nga radhët e partive të mbledhura rreth Frontit Demokratik pro-rus ose Demokratët.

Edhe pse këto parti, pas rënies së Qeverisë së mëparshme, në prill të këtij viti, kanë kërkuar zgjedhje të reja, duke i konsideruar ato si opsion më korrekt sesa zgjedhjen e Qeverisë pakicë të Abazoviqit, ato, aktualisht, nuk duan të deklarohen nëse do ta mbështesnin ose jo shkurtimin e mandatit të Kuvendit. As qëndrimi i partive të pakicës për këtë çështje nuk është i qartë. Por, një tjetër pengesë në rrugën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme është edhe situata në Gjykatën Kushtetuese. Ajo garanton mbrojtjen e të drejtave të votës dhe pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk do të ketë mbrojtje institucionale në rast se shkelen të drejtat zgjedhore të qytetarëve./Bota Sot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu