Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda thotë se arsyeja e vërtetë që kryeministri Rama vendosi për heqjen e monumentit të “Shqiponjës” nga ish-Dogana në Tiranë është për të krijuar zhurmë.
Sipas Dodës, Rama përpiqet të bëjë shqiptarët të harrojnë faktin se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ajo shprehet se “Shqiponja” nuk është çështje estetike.
“Nuk eshte halli tek estetika… bandat qe te mbledhin votat jane fillimi dhe fundi i problemit. Po perpiqesh prej nje jave qe te harrojme faktin qe je ne ate karrige me vota te vjedhura nga bandat dhe politikanet bandite. Atyre i deryrohesh postin tend e po ben perpjekje titanike qe ta harrojme kete fakt. Shqiponja ka ekzistuar para teje e do jete aty edhe kur te harrohesh…”, shkruan Doda në rrjetet sociale.










