Politikanja ukrainase jep alarmin: Shteti jonë mund të shpërbëhet si Jugosllavia

Politikanja ukrainase Evgenije Muraev, ka thënë se Ukraina mund ta ketë fatin e Jugosllavisë në të ardhmen e të ndahet në shumë pjesë.

Në një prononcim për një televizion ukrainas, ajo tha se vendet perëndimore të tilla si Polonia, Hungaria, dhe Rumania kanë qëllimet e tyre për investim në zonat kufitare duke dhënë pasaportat e tyre ukrainasve.

“Ne nuk jemi të pavarur ekonomikisht, nuk mund ta mbajmë veten, nuk kemi të ardhme premtuese, ne jetojmë me kredi”, tha Muraev.

Ai kritikoi presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskyn për deklaratat e tij se BRSS-ja ishte gjoja agresor.

Më parë, ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili gjithashtu foli për shpërbërjen e mundshme të Ukrainës. Sipas tij, shteti është në prag të shpërbërjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu