Pollozhani: Çohu rini se na fëlliqi kjo klasë politike

Përkrahje për studentët shqiptarë në Maqedoni po vijnë nga të gjitha anët. Janë të shumtë edhe intelektualët shqiptarë që po përkrahin dhe motivojnë studentët.

Së fundi, atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shpëtim Pollozhani, që vitet më të mira të jetës i kaloi në burgjet jugosllave, u jep një porosi studentëve shqiptarë në Maqedoni.

“Dy lajmet me te mirë per vitin 2018. Formimi i Ushtrisë së Kosoves dhe përgaditja e studentëve nen Maqedoni për protesta. Ju, rinia e jonë, ju duhet të çoheni kurse ne do tu mbajmë ujë pa e çelur gojen, se na fëlliqi kjo klasë politike”, shkruan Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politik Shqiptarë, transmeton Zhurnal.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu