Populli gjykon në bazë të “sarileees”’, Elsa Lila nuk mori asnjë çmim, Frederik Ndoci: Pa të s’do të quhej Festival

Frederik Ndoci ka komentuar festivalin në RTSH dhe mbi të gjitha këngën e Elsa Lila, e cila në këtë eveniment nuk mori asnjë çmim. Në një Postim në rrjetin social Facebook ai ironizon festivalin dhe ngre lavde për këngën e Elsa Lila, pa të cilën sipas kantautorit s’do të mund ta quaje Festival.

Statusi i plotë

Për profesionalizëm për supernivel te lart interpretimi, për muzikë precioze dhe teksti mjaft prekës e logjik, ishte Elsa me atë cfarë pruri ne këtë festival qe ne fakt mu duk ne tërësi si shpellë lakuriq nate…

Ky material qe solli Elsa ne thelb doemos qe ashtë jashtë kritereve te mjedisit te ujërave qe ministrat e vegjël te muzikës me dekada e shpunë këtë ndjesi ne nivel te ulet qe mjerisht quhet festival.

Një lule ne mes te shkretëtirës sa do e bukur e me ngjyra, te ngjall dhimbje dhe te vjen keq ta kepusësh e te vjen keq ta lesh aty ku e pe… ashtu edhe kurbanet profesionist do vuajnë ekzistencën e tyre kur sallata alla makedonia e larmive dhe stileve qe zor se te mbetet një motiv ne vesh për leikmotiv, por vetëm pamja e jashtme kofsha, porsat, tatuazhet, errësina dhe makiazhi

Mendoj se e rëndësishme është edhe sponsorat pse i hedhin paratë pa kërkesë llogarie.
Apo ku di furrtari se kush e ha bukën haram dhe e meriton bukën hallall..
Kjo situate artistike eshtë pak a shumë si përmbytjet qe sjellin zemërimi i ujërave qe sjellin perrenjt, lumejtë pas stuhive te shiut, merr para çdo gja dhe pse krejt i zi ose ngjyre kafe quhet uje.

Personalisht, nese nuk do ishte edhe Elsa festivali do kishte nderin 100% te mos quhej Festivali këngës në RTSh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu