Populli i 20 për qindshit duhet ta bojkotojë kryeministrin Zaev

Rreth 30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni vazhdojnë të mos kenë emër dhe të shtypen nga lidershipi maqedonas. Me kushtetutë ata janë populli i 20 për qindshit, ndërsa përfaqësuesit e tyre politik as që guxojnë të flasin me zë të lartë për ta ndryshuar këtë realitet, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shqiptarët paguajnë taksa dhe i kryejnë të gjitha obligimet ndaj këtij shteti, i cili nuk u njeh emrin e tyre, gjuhën dhe simbolet. Nuk u njeh as të drejtat më elementare dhe nuk u jep mundësi për ta zhvilluar identitetin e tyre kombëtarë.

Ky shtet nuk e njeh as kontributin e diasporës shqiptarë që mbush arkën e shtetit dhe mbanë gjallë ekonominën.

Regjimi i kaluar, por edhe kryeministri i ri nuk preferojnë që cështja shqiptare të futet në dialogun për ndryshimet kushtetuese.

Profesori dhe analisti Avni Mazrreku në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Ina thotë se Maqedonia s’mund të mbijetojë pa shqiptarët.

Sipas tij, shqiptarët etnikë si taksapaguesit më të mëdhenj mbajnë gjallë ekonominë dhe stabilitetin e Maqedonisë.

“Më shumë se gjysma e arkës së buxhetit të shtetit mbushet nga shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe në diasporë. Ata kontribuojnë në stabilitetin makro dhe mikroekonomik të këtij shteti. Ndërsa çfarë marrin si kundërshpërblim? Pothuajse asgjë. Dhe kjo vërtetohet shumë lehtë nëse shohim dallimet në zhvillim mes rajoneve shqiptare dhe atyre maqedonase”, shprehet Mazrreku.

Ai fajëson partitë politike shqiptare për situatën e rëndë të shqiptarëve në këtë shtet.

“Partitë shqiptare kanë rol negativ në Maqedoni. Ato ndihen inferiore dhe nuk artikulojnë si duhet kërkesat e shqiptarëve të cilat duhej të reflektonin në aspektin social, ekonomik e më gjerë. Nëse ndonjë lider shqiptar në Maqedoni, u bën thirrje shqiptarëve që mos ta paguajnë tatimin në shtet, Maqedonia nuk do të mbijetonte”, thekson Mazrreku.

Sipas tij, 70 për qind e tatimeve në Maqedoni vijnë nga shqiptarët, derisa shqiptarëve u jepet vetëm 3 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu