Porosia e Menduh Thaçit për fundvit

Gjendjet politike dhe marrëdhëniet në shtet, rajon dhe gjendjet në parti ishin temat kryesore në fjalimin para Vitit të Ri të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Tetovë.

Sipas Thaçit, viti 2018 ka qenë gjithashtu vit i rëndë si edhe shumë vite më mbrapa. Por, për dallim prej të tjerëve, sipas Thaçit, Marrëveshja e Prespës dha shpresë se Maqedonia ndodhet në rrugë të drejtë.

“Paraprakisht ne ishim të bllokuar pa perspektivë dhe jonfuksionalitete ndërsa tani në Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë mundësi për zhvillim dhe perspektivë. Pres se shumë shpejtë përmes realizimit të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës me ndryshimet kushtetuese ajo të ratifikohet. Pres e njëjta të bëhet edhe nga pala greke me çka do të hapet rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Thaçi.

Lidhur me gjendjet në rajon ai theksoi se pret që vitin e ardhshëm negociatat midis Kosovës dhe Serbisë të hyjnë në fazë përfundimtare dhe Serbia ta njohë Kosovën me çka do ta fitojë të drejtën të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Lidhur me gjendjet në shtet në ekonomi dhe të drejtat e shqiptarëve, Thaçi tha se edhe pse shumicës u duket sikur ka ngecje ekonomike dhe nuk ka zhvillim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, dy gjendjet lidhen me procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO, ndërsa me atë të dyja do të kenë zhvillimin e tyre vitin e ardhshëm.

Me gjendjen në parti, Thaçi tha se edhe krahas gjendjes së rëndë dhe parashikimeve të shumta prej analistëve se PDSH do të ndalojë me punën e tyre gjegjësisht se nuk do të funksionojë pasi është e lënduar apo e plagosur rëndë, realiteti është ndryshe, pa dallim se sa i vështirë është. Është e dukshme se përcaktimet tona kryesore të programeve realizohen, ndërsa ato janë koncepti historik nga Skënderbeu deri më sot, shqiptarët në Maqedoni të jenë pjesë e perëndimit, BE-së dhe NATO-s. Ne do të vazhdojmë me veprimin tonë politik, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë radikale, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë konstruktive, pasi një herë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s ne nuk kemi me çka të arrijmë që shqiptarët t’i mbrojnë të drejtat e tyre në Parlament përmes së drejtës së vetos për disa vendime të caktuara dhe sistemim buxhetor të drejtë për prosperitet ekonomik të të gjithëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu