Pozhari: Be po shpërbëhet, i vetmi shpëtim për Kosovën është bashkimi me Shqipërinë

Analisti dhe gazeatri i njohur nga Kosova Xhevdet Pozhari ka komentuar mbi ecurinë e BE-së duke e ndërlidhur me procesin e integrimeve të Kosovës ku sipas tij, Kosova po shndërohet në dëm kolateral dhe i vetmi shpëtim është bashkimi me Shqipërinë, shkruan InfoShqip.

“Bashkimi Evropian u themelua për të mbuluar hasmëritë nga e kaluara midis Gjermanisë dhe Francës duke i kthyer në aleancë interesash. E, fundi i këtij organizmi që çdo ditë e më shumë është duke degraduar do të vjen me ndasitë midis këtyre dy shteteve që sa vijnë e thellohen.

Më e afërt duket zhbërja e BE’së sesa integrimi i shteteve të Ballkanit në këtë organizatë ku as “qeni” nuk e din se kënd e ka “pronar”!

Kosova në këtë rast rrezikon të shndërrohet në “dëm kolateral”.

Bashkimi me Shqipërinë është i vetmi shpëtim!” – Përfundoi Pozhari./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu