Prej disa kohësh i “zhdukur”, çfarë po ndodh me Flori Mumajesin

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë. Por edhe pse pothuajse të gjitha këngët e tij janë shëndërruar në hite, Flori prej disa muajsh nuk është shfaqur në asnjë ekran mediatik por as në mediat lokale.

Por këtë të dielë Flori Mumajesi do të prezantojë këngën e tij më të re në ‘Kënga Magjike’ duke u rikthyer pas shumë vitesh në këtë festival.

Ka qenë miku i tij Klajdi Haruni i cili ka publikuar në Instagram një video, ku shihet duke ndezur gjeneratorin e studios për të vazhduar punën, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë, “Prive” shkruan se kënga me të cilën Flori prezantohet këtë javë në Këngën Magjike do të quhet “Nuk të dua dot më pak”. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu