Prej nesër Saraji bëhet me poliklinikë! Janë aprovuar 26 punësime, priten edhe 26 të tjera

Prej nesër banorët e komunës së Sarajit do të bëhen me poliklinikë. Ministri i Shëndetësisë nesër bën hapjen solemne të Poliklinikës në Saraj. Siç mëson TV21, janë aprovuar 26 punësime, pritet edhe 26 miratime tjera për punësim nga Ministria e Financave.

Poliklinika rajonale në Saraj prej 1.600 m2 do të përfshijë shërbime si ambulantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, laboratori, dhomë rengeni dhe farmaci.

E njëjta do të jetë pjesë e Qendrës Shëndetësore në Shkup dhe do t’i shërbejë gati 45 mijë banorëve të këtij rajoni të kryeqytetit të cilët nuk kanë asnjë poliklinikë në komunë, ndërsa ajo më e afërta është në komunën “Gjorçe Petrov”./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu