Prekëse, Bushi i ri shpërthen në lotë gjatë fjalimit për babain (FOTO-VIDEO)

Liderë të shumtë botërorë po marrin sot pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të 41’të të ShBA’ve, George H.W Bush në Katedralen Kombëtare.

Ndër kolegë e miq, ka qenë edhe i biri i tij ish-presidenti George W. Bush, i cili gjatë fjalimit në varrim nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

‘Në do të na mungosh baba, por shpirti yt do të qëndrojë gjithmonë me ne. Ti ishe një njeri i mrekullueshëm, babai më i mirë që nja vajzë dhe djalë mund të ketë. Por në dhimbjen tonë, ne e dimë që ti je duke i shtrënguar dorën nënës përsëri’, ka thënë George W. Bush gjatë fjalimit të tij.

Vdekja e George H.W Bush ka prekur shumë persona e vende të botës, ndërsa edhe në Kosovë sot ka qenë ditë zie, në nderim të tij.

Ndryshe, ish-presidenti George H.W Bush ka vdekur para 6 ditëve në moshën 94. Homazhet kanë filluar që nga e hëna, ndërsa sot po mbahet ceremonia mortore dhe e varrimit të tij.

Kujtojmë se në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Foto:

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu