Prekëse: Pak orë pasi u bë nënë, Arbenitës i ndërron jetë babai

Fero dhe Arbenita gjatë ditës së djeshme zyrtarisht janë bërë prindër, Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Nina,a jo ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen.

Kjo ditë e shënuar, u shoqërua me një tr.agjedi familjare për Arbenitën pasi në këtë ditë ajo humbi babanë si pasojë e COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur motra e Arbenitës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Unë kam raportu me gja.kftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe vi.ktimat, nje nga vi.ktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin se di a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem.Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e s’patem mundsi me u knaq”, ka shkruar motra e Arbenitës.

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me virusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu