Presidenti Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Trumpin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim për media nga qendra për shtyp e presidencës turke thuhet se gjatë bisedës telefonike të zhvilluar sot, Erdoğan dhe Trump theksuan rëndësinë e ndjekjes së çështjeve të samitit të NATO-s dhe shkëmbyen mendimet në lidhje me Sirinë.

Erdoğan uroi suksese për samitin mes presidentit të SHBA-ve Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin në Helsinki, duke vënë theksin mbi rëndësinë e këtij takimi.

Gjatë bisedës u theksua se zbatimi i udhërrëfyesit të përbashkët për çështjen e Munbixhit do të ofrojë kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së Sirisë.

Në bisedë, ku temë e diskutimit ishin edhe çështjet gjyqësore në mes të Turqisë dhe të SHBA-ve, presidenti turk dhe ai amerikan konfirmuan vendosmërinë e tyre për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në çdo fushë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu