Presidenti i Barcelonës zbulon të vërtetën për Griezmannin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i ka mohuar pretendimet se Barcelona e ka kontaktuar Antoine Griezmannin për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të verës. Antoine Griezmann tronditi muajin e kaluar kur njoftoi se ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi, vetëm një vit pasi e zgjati kontratën me klubin nga kryeqyteti spanjoll pasi e kishte refuzuar Barcelonën publikisht, transmeton Gazeta Express.

Por, një vit më vonë sulmuesi francez do t’i bashkohet pikërisht kampionit spanjoll, gjithmonë drejtorit ekzekutiv të Atletico Madridit, sipas Gil Marin, i cili nuk ngurroi të përgjigjej kur u pyet në një intervistë për Movistar se ku do të luajë Griezmann sezonin e ardhshëm, duke thënë se 27-vjeçari do të kalojë në Barçë.

“Unë e di se ku do të luajë Antoine Griezmann: në Barcelonë. Kjo gjë është e ditur që prej muajit mars”, tha Gil Marin për Movistar.

Megjithatë, Bartomeu i mohon pretendimet se tashmë klubi katalonas ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, duke thënë se ata nuk kanë pasur kontakt me Griezmannin.

“Gjithmonë e kemi thënë këtë gjë: Nuk kemi biseduar me të, nuk ka asgjë. Ne tashmë po e shohim se si po rritet tregu këto ditë dhe këto javë”, ka thënë presidenti i Barcelonës në një intervistë për RAC1.

“Ne po kalojmë nëpërmjet një procesi të gjatë dhe të ngadaltë. E kemi të gjithë qershorin, korrikun dhe gushtin. Jemi në bisedime dhe e kemi një strategji. Ne gjithmonë jemi duke e shikuar Barcelonën B – aty ka lojtarë me potencial për t’u bërë pjesë e ekipit të parë këtë vit. Do të ketë prurje dhe largime”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu