Presidenti Meta kërcënon me shpërndarjen e Kuvendit

Betejë për kompetencat për emërimet e anëtarëve të Gtykatës Kushtetuese në Shqipëri. Këtë betëjë presidenti shqiptar Ilir Meta e konsideron të rëndësishme pasi siç tha ai kapja e saj nga mazhoranca, do të shuante çdo shpresë për ndryshim demokratik në Shqipëri. Duke akuzuar kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për veprime mafioze me listat për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Meta aludoi për një bashkëpunim të Dvoranit me mazhorancën e Edi Ramës.

Meta tha se çdo pushtet është kapur në Shqipëri dhe se përpjekja për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese ishte e fundit në radhë. Por sipas Metës, nëse kjo do të lejohej, njerëzve do u mbeteshin vetëm tre rrugë: të marrin armët, të pranojnë sistem diktatorial njëpartiak ose të largohen nga vendi. Veçanërisht për dy të fundit, Meta theksoi se ishin të papranueshme. Meta madje kërcënoi edhe me shpërndarjen e Kuvendit

Garante e Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese, pastaj Presidenti e me radhë.Parlamenti me një dekret shpërndahet, se në çfarë rrethanash dhe si është çështje tjetër. Presidenti shkarkohet nga ai parlament legjitim dhe në fund fare e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Qeveria a rrëzohet me një mocion mosbesimi? Nuk ka me Gjykatën Kushtetuese, dhe këtu nuk luhet, është vijë e kuqe për cilindo. Është e vetmja që mund të mbrojë popullin shqiptar, interesat kombëtare dhe shtetërore. Një Gjykatë Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme, e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon seriozisht interesat shtetërore dhe kombëtare dhe të drejtat e qytetarëve- tha Ilir Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu