Presidenti Meta: Kjo është zgjidhja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se zgjidhjen përfundimtare të problemeve të mbartura mes Kosovës dhe Serbisë e sheh me anë të kompromisit.

“Unë e shikoj me kompromis dhe kompromisi është e ardhmja europiane për Serbinë, e ardhmja europiane për Kosovën, e ardhmja europiane për shqiptarët dhe serbët, pavarësisht ku ata jetojnë, në Kosovë apo Serbi”, – ka deklaruar Meta.

I pyetur se çfarë do të thoshte për të “kompromis”, Presidenti saktësoi se “Kompromisi do të thotë që Serbia të njohë Kosovën dhe Kosova të marrë vendin e saj në OKB dhe gjithë institucionet e tjera, si edhe Serbia të marrë dritën jeshile për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, pasi ka zgjidhur një problem të saj me fqinjët e saj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu