Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, transmeton Shenja.
Në Tiranë Pendarovski do të pritet nga homologu i tij presidenti Ilir Meta, ndërsa më pas do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të mbajë fjalim në Samitin e Paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Univerzale për Paqe










