Presidenti serb rrëfen “hallin e madh” që e ka zënë: Hera e parë që po e them kaq hapur, Serbia ka kohë që nuk është në një situatë më të vështirë

Sot askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiç për shkak të pozitës së presidentit të Serbisë, kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Këtë e ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka shtuar se “është shumë i shqetësuar sepse Serbia ka kohë që nuk është në një situatë më të vështirë”, transmetojnë mediat serbe.

“Beogradi është si Kazablanca këto ditë, sepse kur ka mysafirë nga Rusia, zbulohen ata nga shërbimet perëndimore që i ndjekin, dhe kur njerëzit nga perëndimi janë atje, ata i ndjekin nga Lindja”, tha Vuçiç.

“Sot jetojmë në një kohë kur veprimtaria e shërbimeve(sekrete) është më e rëndësishmja, sidomos nga faktori i jashtëm, dhe kjo tregon se sa janë të interesuar për këtë pjesë të vendit që duam ta ruajmë për veten dhe pasardhësit tanë”, theksoi Vuçiç.

Më tej ai doli te Kosova.

Ai ka vlerësuar se “pala e djathtë” po i thotë Serbisë të heqë dorë nga Kosova dhe se në këmbim do të marrin një “dhuratë të vogël”.

Ai shtoi se Serbia është nën presion sepse dëshiron të ketë të drejtën e qëndrimit të saj.

Zgjedhje të vështira dhe shumë probleme na presin në të ardhmen. Kudo ka vetëm interesa”, tha Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu