Presidenti Thaçi e vendos: Do ta bëjmë korrigjimin e kufirit, na siguron njohje nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë është një proces i ndjeshëm dhe i vështirë.

Duke folur për vizitat e tij në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi deklaroi se këto shtete e përkrahin marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, duke përmendur përsëri korrigjimin e kufijve prej 430 kilometra, shkruan Insajderi.

“Nuk do të jetë fare lehtë, në ditët javët dhe muajt e ardhshëm, sepse do të kemi demarkimin e kufirit apo korrigjimin e kufirit prej 430 km. Korrigjimi i kufirit i siguron Kosovës njohje direkte nga Serbia automatikisht. Njohjen nga Serbia nënkuptonedhe njohjen nga pesë vendet e BE-së. Kjo nënkupton edhe heqjen e vetos ruse”, deklaroi presidenti i vendit.

Ai e ka përshëndetur kërkesën e shqiptarëve në Luginë, që Kuvendi të miratojë një rezolutë për bashkim me Kosovën.

Thaçi gjithashtu bëri thirrje që ekipi negociator i Kosovës të formohet sa më shpejt që është e munudr, duke kërkuar edhe përkrahjen e opozitës.

“E respektoj në plotëni të drejtën e shqiptarëve në Preshevë e Bujanoc, kërkesa e tyre drejtuar partive në Kosovë është e drejtë dhe është në përputhje me konventat legjitime. Ekipi negociator të funskionalizohet të fillojë punën, të kemi unitet, partnerët e koalicionit por edhe të partive në opozitë”, tha presidenti i vendit.

Thaçi u zotua se marrëveshja finale me Serbinë, ka marrë përkrahje edhe nga Amerika dhe Bashkimi Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu