Presidentja e Kosovës Osmani iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale

Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se ajo ka hequr tëmthin dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu