Presioni amerikan për heqjen e taksës, LDK: Gati për qëndrim të përbashkët me VV

Cili është qëndrimi i përbashkët mes VV-së dhe LDK-së në lidhje me taksën? Ka munguar deri më tani, ndërkohë që qeverisja e tyre e cila ende s’ka mbushur muajin, përballet me një presion të shtuar ndërkombëtar, sidomos amerikan, për ta hequr atë.

Eshtë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se konkretizimi i marrëveshjes për çështjen e taksës është çështje ditësh.

”Sa i përket konkretizmit të asaj marrëveshje dhe hapave që do vijnë në ndërkohë, këto dy tre ditë do të kemi takim koordinues dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor apo përmbajtësor lidhur me zbatimin e asaj marrëveshjeje që ka të bëjë me tarifën”, tha Osmani, në cilësinë e njeriut që përfaqëson LKD-në në koalicionin me VV-në.

”Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për të zhvilluar takim. Siç e kam potencuar, këtë përgjigjie s’po e jap në emër të Kuvendit por si partner i koalicionit qeverisës sepse ajo ështje çështje e qeverisë së Kosovës dhe dy partive që janë pjesë e asaj qeverie” ,shtoi Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu