Prezantohen biseda të pa dëgjuara për rastin Monstra, janë fshehur fakte

Biseda të pa dëgjuara dhe prova tjera materiale u prezantuan në seancën e rastit “Monstra”. Ndonëse edhe më herët ishin propozuar si prova për t’u dëgjuar, megjithatë ato ishin fshehur dhe selektuar nga përbërja e mëparshme e gjykatës, të cilët kanë udhëhequr lëndën.

Avokati i të akuzuarve Naser Raufi nuk e di se pse biseda të shumta janë fshehur, por ai është i bindur se së shpejti do të vërtetohet pafajësia e të akuzuarve dhe do të zbulohet e vërteta e kësaj ngjarje, siç e quajti, makabër.

“Është evidente që në ish procesin, ashtu konstaton edhe gjyqi suprem janë fshehur shume biseda dhe tani prezantohen nga ana e këtij trupi gjyqësorë dhe PPS insiston që të gjitha bisedat të dëgjohen nga ana e të akuzuarve dhe vetë trupit gjyqësor. Është hera e parë që 100% të gjitha bisedat zhvillohen”, tha Naser Raufi, Avokati i të akuzuarve.

Edhe avokati Asmir Alispahiq tha se sot ka mësuar se janë fshehur shumë fakte të rëndësishëm për procesin në fjalë.

“Mbi obduksionin i cili është punuar në mjekësin ligjore te dy djemtë viktima, në gjak është detektuar marihuan më përqindje të caktuar. Dua që opinioni të jetë i njoftuar ku më parë nuk ishte sqaruar se përse ky detaj nuk ishte përmendur aspak nga përbërja paraprake e gjykatës”, u shpreh Asmir, Avokat i të akuzuarve.

Ndërkaq avokatja e viktimave Dafinka Ivanovska foli mbi vërtetësinë, nëse trupat e pa jetë janë sjellë nga diku dhe janë lënë në Liqenin e Smillkovës, apo ngjarja ka ndodhur aty.

“Janë bërë analiza të këtyre fakteve , ndërsa ekspertët dhanë dëshmi se nga Instituti për mjekësi ligjore me metoda moderne kanë bërë analiza. Nga faktet u vërtetuara, se mbi trupat është gjetur gjak nga të shtënat, pa pasur tërheqje në bar, pa tërheqje në dhe , ose se ekzistojnë tregues tjerë, andaj me këtë vërtetohet se ngjarja ka ndodhur aty”, tha Dafina Ivanovska, Avokate e viktimave. Më 12 prill të vitit 2012 për vrasjen e të rinjve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Vitin e kaluar Gjykata Supreme i pezulloi aktvendimet pasi PSP-ja e mori rastin për ta nisur nga fillimi./Tv 21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu