Prezantohet programi i ri ekonomik turk për vitet 2019-2021

Është prezantuar programi i ri ekonomik i Turqisë i bazuar në tri baza themelore, në stabilizim, disiplinë dhe transformim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, Berat Albayrak, tha se vendi i tij do të aktivizojë një sërë politikash ekonomike, duke theksuar se Zyra e Transformimit dhe Zhvendosjes së Financave Publike është themeluar nën programin e ri ekonomik.

“Ne do të përdorim të gjitha politikat dhe masat e nevojshme për të tejkaluar sfidat ekonomike. Ne presim një proces stabilizimi për vitin e ardhshëm dhe për vitin 2020, kështu që programi i ri ekonomik synon një rritje prej 2,3 për qind në vitin 2019”, tha Albayrak.

Duke theksuar se qëllimi i rritjes së ekonomisë turke është 3,8 për qind këtë vit, Albayrak tha se, “Qëllimi ynë kryesor është të mbështesim procesin e stabilizimit me disiplinë në financat publike”.

Sipas programit të ri ekonomik afatmesëm (MTP), Turqia këtë vit synon një deficit buxhetor prej 1,9 për qind në raportin e Bruto Produktit Vendor (BPV) dhe 1,7 për qind në vitin 2021.

Në fushën e transformimit, ministri turk tha se qëllimi kryesor është të përqendrohet në fushat me vlerë të shtuar, të cilat do të rrisin volumin e eksportit të vendit dhe kapacitetin afatgjatë të prodhimit.

“Ju do të shihni shembullin më konkret të kësaj në projektet e investimeve që ne do të mbështesim”, shtoi ministri Albayrak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu