Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Prishtinës, derisa dy kandidatët Arben Vitia nga LVV dhe Përparim Rama nga LDK do përballen në balotazh pas 4 javësh.
Në bazë të numërimit të votave kandidati i LVV’së Arben Vitia, ka marrë 42,33% të votave apo 35,433 vota.
Ndërsa pas tij vjen kandidati i LDK’së Përparim Rama, me 29,35% të votave apo 24,572 vota.
Balotazhi mes të dy kandidatëve pritet të mbahet 4 javë pas datës së zgjedhjeve që u mbajtën dje.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka cilësuar rikthim të madh rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, duke thënë se partia po kthehet aty ku e kishte vendin.









