Pritet kthesa e madhe! Edi Paloka paralajmëron “tërmet” në kutitë e votimit që ende nuk janë numëruar

Drejtuesi i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, paralajmëron surpriza në numërimin e votave në vijim. Ai pohoi se bastionet e së djathtës ende nuk janë numëruar, ndaj i ftoi qytetarët që të presin.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se do të dalë e vërtetë ajo çka ka pasur si parashikim PD.

“Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë do të dali e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës”, tha Paloka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu