Pritjes i erdhi fundi, zbulohet moderatori i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”

“Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë. Gjatë kësaj kohe interesimi se cilët do të jenë banorët, prezantuesi apo opionionistët ka qenë tepër i madh.

Mirëpo, duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe më në fund është zbuluar zyrtarisht se prezantuesi do të jetë, Alaudin Hamiti.

Ky i fundit është bërë i njohur për publikun përmes emisionit “NIN”, ku ka ftuar gjithmonë emrat më në zë të shtypit rozë, nga Dafina Zeqiri, Kidda deri te Ledri Vula.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu