Probleme me kolesterolin? Ja zgjidhja

Kastraveci dhe hudhra janë dy perime shumë të përdorura në tryezën tonë por dhe shumë të njohura për vetitë e tyre medicale.

Sipas një studimi, kombinimi i këtyre të dyve mund të sjellë një aleat të fuqishëm kundër kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Sallata me kombinimin e këtyre dy perimeve është një ushqim shumë i efektshëm për reduktimin e kolesterolit në trup.

Ja si mund ta përgatisim:

Përbërësit:
• 3 hudhra
• 1 kastravec
• Kripë
• 1 lugë çaji uthull molle
• 1 tas -druri

Zhvishni hudhrën nga cipa dhe sigurohuni që është e pastër. Në një tas prej druri, thërmoni hudhrën së bashku me pak kripë.

Shtoni uthull molle dhe sigurohuni ta përzieni mirë.

Grini kastravecin, në copa të vogla dhe përsëri përziejeni mirë.
Sallata është shumë e shëndetshme për organizmin.

Kujdes, mos përdorni shumë kripë, pasi konsumi i lartë i saj mund të shkaktojnë nivele të larta të presionit të gjakut.

Përpara konsumimit ( jo vetëm të kësaj sallate por çdo recete alternative) dueht të konsultoheni me mjekun pasi ndonjë përbërës mund të ndikojë keq në organizmin tuaj.

Mbani mend se jo të gjitha trupat reagojnë njelloj ndaj ushqimeve të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu