Procedura për zëvendësimin e Zvrlevskit, kur dhe si do zgjidhjet prokurori i ri (VIDEO)

Qeveria të martën do të kërkojë nga Kuvendi të shpallë konkursin për Prokurorin Publik republikan, pas shkarkimit të Zvërlevskit, vendim i cili është publikuar edhe në gazetën zyrtare. Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë. Procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri, sipas zëdhënësit të Qeverisë pritet të zgjasin më së paku 1 muaj.

Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15ditë nga publikimi I konkursit në gazetën zyrtare. Pas kësaj, Këshilli i Prokurove Publik ka afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të dokumenteve të jep mendim pozitiv ose negative mbi kandidatët. Më pas procedura kalon në Qeveri e cila gjatë seancës së saj I sheh të gjitha kandidaturat bashkë me mendimin e Këshillit të Prokurorëve dhe duhet të sjell vendim për njërin nga kandidatët, për të cilin paraprakisht ekziston mendim pozitiv nga Këshilli I Prokurorëve Publik. Pas këtij vendimi e njëjta shkon në Parlament si propozim zgjidhje ndërsa ndërkohë në të njëjtën kohë me atë dërgohet dhe mendimi I Këshillit të prokurorëve, për emërimin e Prokurorit Publik, Parlamenti vendos me shumicë prej 61deputetëve – theksoi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Deri në emërimin e prokurorit të ri republikan, këtë post, sipas radhitjes vejtore të Prokurorisë do ta ushtrojë Liljana Spasovska. Këshilli i prokurorëve pritet të mblidhet në fillim të javës që vjen për të vendosur për ushtruesin deri në zgjedhjen e prokurorit publik republikan. Nuk përjashtohet mundësia që këtë post ta mbajë Spasovska, pavarësisht se në opinion u përmend edhe emri i Xhelal Bajramit. Ndërkohë të parët që kanë bërë publike kandidaturat për postin e prokurorit publik republikan janë ish prokurori Aleksandar Nakov, Zvonko Davidoviç dhe Aleksandar Tortevski të cilët kandidimin e tyre për Prokuror Publik e publikuan në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu