Profesori amerikan: Me Bidenin si president rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një “Jugosllavi e re”

Ish-diplomati në Ballkan dhe profesori në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Les, thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një entitet i ri multietnik i përbërë nga “gjashtë shtete”, të lidhur ngushtë me BE-në, gjatë mandatit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joseph Biden.

Les thotë se rajoni mund të bëhet një lloj “BE-goslavi“ gjatë administratës së Bidenit.

“Nuk do të jetë saktësisht Jugosllavia e re, e cila ishte një produkt i kohës së saj, por faktet në terren do ta detyrojnë Bidenin të kthehet në logjikën e së kaluarës së afërt dhe të mbështesë krijimin e asaj që do të jetë mishërimi i asaj të kaluare në shekullin 21”, shkruan ai në një tekst autorial për “Opendemokracy.net”, përcjell Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Se pse Beogradi do të ishte në krye të atij entiteti multietnik, Les e shpjegon në tekstin për këtë faqe politike britanike me faktin se “meqenëse integrimi evropian është ngadalësuar për arsye të ndryshme, Serbia rinovoi pozicionin e saj si vendi më i shquar në Ballkan, pas shfaqjes së një “udhëheqësi të fortë”, i dha fund kaosit të viteve 2000 dhe periudhës së reformave strukturore.

Les gjithashtu tregon se Serbia ishte e angazhuar në “manovrim diplomatik të zgjuar”, që i mundësoi asaj të përdorë mbështetjen e forcave që duan një prani në Ballkan: Rusia, Kina, Turqia.

Kjo, shton ai, ka forcuar pozicionin e Serbisë në lidhje me Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Presidenti Biden dëshiron t’i qëndrojë besnik qëllimit amerikan për të vendosur një lloj paqeje të qëndrueshme në Ballkan, i cili mundëson zhvillimin e saj të brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin, ai duhet të punojë brenda kornizave të këtij realiteti të ri”, shtoi Les.

Ai vlerëson se nuk ka dyshim që administrata e Bidenit do të dëshirojë të anulojë atë që bëri presidenti amerikan në detyrë Donald Trump, por që, në përballje me situatën në terren dhe realitetin e ri, ai do të duhet të vazhdojë atje ku u ndal paraardhësi i tyre republikan, transmeton Klan Kosova.

Një nga elementët e qasjes së Trumpit, të cilin Biden do të duhet të ruajë, siç shprehet Les, është iniciativa për krijimin e një zone ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, domethënë “Mini -Shengeni”.

Sipas Les, administrata e Biden do të shohë që Serbia mbështet një bashkim të tillë ekonomik, si dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu