Profesori Vebi Bexheti jep argumentin e fortë që shemb totalisht “Ilindenasen”

Profesori universitar Vebi Bexheti thotë për INA se varianti i përkthimit dhe emërtimit Republika e Maqedonisë Ilinditase apo Republika Ilinditase e Maqedonisë është shkelje e rëndë e gramatikës së gjuhës shqipe.

“Me këtë përkthim është tentuar që të futet edhe fjala shqipe DITA, dmth: Dita e Ilisë, por emri Ilia ka mbetur e variantit maqedonas (Ilin den, ilin sin, etj). Assesi nuk është e pranueshme për gramatikën shqipe, sepse emri Ilia nuk është në rasën gjinore sipas shqipes, por ka mbetur në variantin e maqedonishtes ILIN.”, theksoi për INA, profesori universitar i gjuhës shqipe, Vebi Bexheti.

Sipas tij, ky propozim është bazuar në komponenta të disfavorshme për shqiptarët dhe nuk pajtohem me këtë si emër, sepse me këtë tentohet që shqiptarët të përjashtohen tërësisht nga shteti ku jetojnë.

“Historiografia bullgaro- maqedonase Kryemgritjen e Ilindenit e ka përvetësuar tërësisht, pavarësisht të disa zërave të historianëve shqiptarë se në këtë kryengritje shqiptarët ishin faktor i barabartë me maqedonasit dhe vllehët. Dhe si argument i dytë, një shteti shumëkonfesional , siç është Maqedonia, ku gjysma e popullatës i takojnë besimit islam tanimë i mvishet edhe petku fetar ortodoks i krishterë, përmes figurës fetare krishtere, ILIA.”, theksoi Bexheti.

Sipas tij, shikuar në vazhdimësi, të gjitha ngjarjet që lidhen me Ilindenin kanë të bëjnë elskluzivisht me kombin dhe shtetin maqedon, duke filluar me Ilindenin e Krushevës, me Ilindenin e vitit 1944, me Ilindenin e tretë ,të shpalljes së pavarësisë së shtetit dhe me Ilindenin e katërt, këtë që na imponohet për momentin. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu