Projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka paralajmëruar se do të ketë projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, së shpejti Maqedonia e Veriut do t’i përfundojë punimet në pjesën e mbetur të autostradës “Arbën Xhaferi”, që Prishtina dhe Shkupi të ofrohen edhe më shumë në aspektin ekonomik, njofton Klan Kosova.

“Në takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, u dakorduam që të kemi projekte të përbashkëta infrastrukturore për ta lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu