Prokuroria Speciale hap hetime të reja, kush janë të dyshuarit e rradhës?

Prokuroria Speciale ka hapur 6 hetime të reja. Këto hetime, sipas PSP,-së bazohen në dyshime për dëmtim financiar të buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 80 milion eurove. Mes të dyshuarve për dëmtim të buxhetit janë, ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë Kërste Milladinov.

Për propagandë dhe ndikim mbi publikun dyshohen nëntë persona edhe atë, Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Aco Misajlovski, Marjan Cvetkovski dhe Zaharija Vulgarakis. Në rastin Dizajn dyshohen 4 persona zyrtar. Ish ministri i shëndetësisë Bujar Osmani dhe katër anëtarë të komisionit për furnizime publike dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në vitin 2010 dhe ndarjen e tenderit pa respektuar kriteret e tenderit për furnizime publike./alsat-m


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu