Prokuroria Speciale do të hap lëndë për shuplakat e porositura nga Gruevski për Zhernovskin

Prokuroria Speciale Publike ka ftuar kryetarin e komunës Qendër Andrej Zhernovski që të paraqitet të martën në këtë institucion ku pritet të hapet lëndë kundër gjoja shuplakave të porositura për Zhernovskin dhe demolimin e komunës.

“Siç dëgjohet në njërën nga ‘bombat’ e opozitës, kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski në bisedë me ish ministrin për lidhje dhe transport Mile Janakievski porosit dhe cakton protestë para komunës, gjoja në mbrojtje të kishës së re, gjatë së cilës disa prej qytetarëve është dashur të futen në sallën e Këshillit dhe para këshilltarëve të godasin ‘tre katër shuplakë të forta’ kryetarit Zhernovski”, thuhet në njoftimin e komunës Qendër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu