Pronari i “Orenda” flet pas vendimit për mbyllje: Tash e kuptoj pse s’ka investitorë të huaj në Kosovë

Anton Rasaj, investitor i Qendrës për të Moshuarit “Orenda” në Pejë, ka thënë se kjo qendër qenë subjekt i thirrjeve për mbyllje të biznesit dhe subjekt për linçim, pa asnjë bazë ligjore.

Tutje, ai ka deklaruar se ka qenë i detyruar që t’i njoftojë familjarët rezidentë në këtë qendër, që t’i tërheqin rezidentët për shkak të vendimit nga ana e Ministrisë, për mbylljen e tij, shkruan lajmi.net.

“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linqim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve. Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllen ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vin t’i tërheqin rezidentët nga qendra Orenda në Pejë”, ka deklaruar Rasaj.

Më tej, ai ka thënë se tani e kupton mirë se pse Kosova nuk ka investime dhe investitorë të huaj, kjo për shkakun se në Kosovë pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare.

Po ashtu, investitori në “Orenda” ka deklaruar se gjatë kësaj jave e ka kuptuar se sipas tij, ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka investime dhe investor të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare. Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çka do që kërkohet. E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linqim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe. E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, ka thënë Rasaj tutje gjatë deklarimit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu