Propozimi i Putinit: Turqia të bëhet qendër energjetike për të gjithë Evropën

Rusia është e gatshme të furnizojë Evropën me gaz dhe të riparojë Nord Stream, i cili u dëmtua për shkak të sabotimit, tha presidenti rus Vladimir Putin duke folur në forumin “Java Ruse e Energjisë”.

Putin propozoi krijimin e qendrës më të madhe të gazit për Evropën në Turqi dhe vuri në dukje se vëllimi i humbur mund të zhvendosej atje. Ai gjithashtu theksoi se Rusia nuk do të furnizojë produkte energjetike për vendet që vendosin një gamë më të lartë të çmimeve për to. Gjithashtu do të zgjatet edhe programi social i gazifikimit.

“Nuk ka dyshim se sabotimi i gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 është një akt i terrorizmit ndërkombëtar, qëllimi i të cilit është të minojë sigurinë e të gjithë kontinentit. Logjika është cinike – të shkatërrohen dhe bllokohen burimet e energjisë së lirë, duke privuar miliona njerëz, konsumatorë industrialë nga gazi, nxehtësia, energjia elektrike dhe burime të tjera për t’i blerë me çmime shumë më të larta”, tha ai dhe vazhdoi:

Sipas Putin, sulmi ndaj Nord Stream 2 është bërë precedenti më i rrezikshëm.

“Ai tregon se tani çdo objekt kritik i rëndësishëm i infrastrukturës së transportit, energjisë apo komunikimit është i kërcënuar, pavarësisht se ku ndodhet në botë, kush e kontrollon apo e vendos në shtratin e detit ose në tokë”, tha Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu