Protesta masive në Paris kundër rritjes së çmimeve

Rreth 140,000 njerëz morën pjesë dje në një protestë në Paris kunder rritjes së kostove të jetesës dhe mosveprimit të qeverisë ndaj vështirësive financiare të popullatës.

Marshimi sfidues në Paris vjen tre javë pas nisjes së një greve në rafineritë e naftës që ka shkaktuar mungesa të theksuara karburantesh në të gjithë Francën.

Në disa zona raportohet se makinat kanë mbetur pa naftë dhe autoritetet ndalojnë shitjen e karburantit me bidona.

Demonstrata e djeshme u organizua nga opozita e majtë komuniste e drejtuar nga partia e Jean-Luc Melenchon, “Franca e papërkulur. Shfaqja e zemërimit vjen pas rritjes së çmimeve dhe kërkon të vërë nën presion qeverinë e Macron për të vepruar kundër rritjes së çmimeve, rritjes së kostove të energjisë, dhe për të taksuar korporatat e mëdha./TCH

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu