Protestë kundër bllokimit të mjeteve lundruese, pronarët: Jemi kredimarrës

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë protestuar të shtunën përpara policisë kufitare në Vlorë, kundër bllokimit të lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti. Ata janë shprehur se i kanë të rregullta dokumentet, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Siç tregojnë dokumentet e tyre janë verifikuar kanë dal të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ia dalin dot t’i paguajnë pasi janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu